8 Qershor, 2018

Pasi bëri buzët dhe hundën, Armela e BB9 bën një tjetër ndërhyrje estetike (Foto)


Ish-banorja e “Big Brother 9” pasi doli nga spektakli vendosi të bëjë disa ndërhyrje estetike për të rregulluar disa nga tiparet e saj që e bënin të ndihej jo mirë.

Armela e ka pranuar vetë publikisht se ka bërë ndërhyrje estetike për të rregulluar disa nga “defektet” e saj. Ish-banorja e BB9 vendosi të bëj hundën por gjithashtu ka ndërhyrë edhe tek buzët.

Ndërkohë ajo nëpërmjet rrjetin e saj social “Instagram” ka treguar se është shtruar në spital për të bërë një tjetër ndërhyrje estetike.

Armela ka postuar në “Instastory” dy foto ku tregon se ka kryer edhe një ndërhyrje tjetër në hundë, edhe pse e ka mbuluar fytyrën me emoj duket qartë se ndërhyrja është bërë në hundë për shkak të fashave.

Nuk dihet se përse Armela ka vendosur ta ribëj hundën, por ne mezi presim të shohim rezultatet.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al