Muzikantja Phoebe Bridgers ka shprehur mbështetjen e saj për gratë që akuzuan Marilyn Manson për abuzim seksual.
26-vjeçarja ndau përvojën e saj me këngëtarin në një seri postimesh në Twitter.
“Shkova në shtëpinë e Marilyn Manson kur isha një adoleshente me disa miq. Isha fanse e madhe e tij. Ai i referohej një prej dhomave në shtëpinë e tij si ‘dhoma e përdhunimi’,”– shkroi muzikantja.
Më pas shtoi: “Atëherë, ndalova së qenuri fansja e tij. Mbështes të gjitha ato gra që dolën hapur.”
Deklarata e Bridgers vjen disa ditë pasi aktorja e njohur Evan Rachel Wood, e cila ishte në një marrëdhënie me Manson nga 2007 në 2010, akuzoi këngëtarin për abuzim seksual.
Në një tjetër postim, 26-vjeçarja akuzoi shtëpinë diskografike të Manson, kompaninë e tij të menaxhimit dhe ish-anëtarët e grupit të se ishin të vetëdijshëm për sjelljet e 52-vjeçarit.
“Distancimi i tyre dhe të shtirurit sikur janë të tronditur dhe të tmerruar janë patetike,”- shkroi ajo.
Megjithatë Manson nuk i ka pranuar akuzat ndaj tij, duke thënë: “Padyshim, jeta ime dhe arti im kanë qenë prej kohësh magnet për polemikë, por këto pretendime të fundit rreth meje janë shtrembërime të tmerrshme të realitetit.”





