15 Shkurt, 2021

Pas zërave për tradhti, Jennifer Lopez zbulon surprizën gjigante që i fejuari i bëri në ditën e të dashuruarve


Dita e “Shën Valentinit” është një festë jashtëzakonisht e veçantë për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, shkruan “Elle”.

jennifer lopez (2)

Shkurti është muaji ynë i veçantë …”, shkroi aktorja në Instagram. “Muaji ynë i përvjetorit … Ne u takuam për herë të parë më 1 shkurt … hera e parë që dolëm ishte dy ditë më vonë dhe që atëherë nuk ka pasur një ditë që të mos kemi qenë së bashku ose të mos kemi folur.

jennifer lopez (1)

Krahas mesazhit të saj për ditën e “Shën Valentinit”, Lopez ndau një video të buqetës gjigante të trëndafilave që Rodriguez i dhuroi këtë vit.

jennifer lopez (3)

Ti më bën të qesh, e dua shumë sensin tënd të humorit dhe se si ti bën çdo vend ku hyn më të lumtur. Të dua ty dhe gjithçka që ti bën për mua dhe me mua”, shkroi Jennifer përkrah videos së dhuratës.

jennifer lopez (4)

Kjo hedh poshtë të gjitha aludimet se këngëtarja është tradhtuar nga i fejuari i saj. Kjo pasi pak javë më parë u raportua se Alex e ka tradhtuar Jennifer me Madison LeCroy.

jennifer lopez (1)

E gjitha kjo solli edhe reagimin e Madisonit, e cila tha se nuk ka pasur asnjëherë kontakt fizik mes tyre, përveçse kanë komunikuar në celular.

jennifer lopez, alex rodriguez, madison lecroy (4)

© Panoramaplus.al