18 Mars, 2025

Pas vetëvrasjes së ish-gruas së tij, David Hasselhoff bën daljen e parë publike! Ja si shfaqet aktori


David Hasselhoff  bëri daljen e tij të parë publike që nga vetëvrasja e ish-bashkëshortes dhe nënës së dy fëmijëve të tij,  Pamela Bach.

Disa ditë më parë, ekipet e shpëtimit u thirrën në shtëpinë e Bach, pas një raportimi të një gruaje të gjetur pa ndjenja. Aktorja 62-vjeçare u shpall e vdekur në vendngjarje, nga një plagë e vetë shkaktuar me armë zjarri në kokë. Sipas autoriteteve, në vendngjarje nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje. Ylli i Baywatch doli të premten e kaluar në Calabasas, Kaliforni, për një shëtitje me një mik. I veshur me një bluzë të zezë, pantallona të zeza dhe një kapele blu, ai eci në trotuar, me mediat e huaja që raportojnë se ai ishte ulur dhe i shkatërruar.

Hasselhoff dhe Bach ishin të martuar nga viti 1989 deri në vitin 2006 dhe kishin dy fëmijë, por ndarja e tyre u shoqërua me konflikt të fortë, pasi mosmarrëveshjet për pagesat mujore të alimentacionit vazhduan deri në vitin 2017.

Në një deklaratë, Hasselhoff tha për vetëvrasjen tragjike të Bach: ” Familja jonë është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Hasselhoff-it. Ne jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj kohe të vështirë, por kërkojmë maturi teksa pikëllojmë dhe përpiqemi ta menaxhojmë këtë sprovë .”

Ish-gruaja e David Hasselhoff vendosi t’i jepte fund jetës së saj më 5 mars, pa lënë testament , duke rezultuar që vajza e saj, Taylor Hasselhoff-Fiore, paraqiti një kërkesë në gjykatë për të marrë përsipër administrimin e pasurisë së saj.

Sipas një raporti të TMZ, Taylor Hasselhoff dorëzoi dokumentet e nevojshme të enjten, duke kërkuar që ajo të merret me shpërndarjen e aseteve të nënës së saj, të cilat vlerësohen në rreth 840,000 dollarë. Megjithatë, siç raportoi TMZ, kjo shumë mund të mos jetë përfundimtare, pasi mund të ketë truste private që nuk përfshihen në pasuri.

© Panoramaplus.al