Pas pushimeve në Meksikë, Dua Lipa së bashku me Anwar Hadid i janë kthyer normalitetit në Britaninë e Madhe, por këtu ka lindur një problem, shkruan “Daily Mail”.

Fansat kanë filluar të kritikojnë Anwar-in për shkak se ka dalë të shëtisë rrugëve të shtetit britanik, pa bërë 10 ditë karantinë. Ai është fotografuar duke xhiruar për reklamën e re, ndërsa shfaqej me një stil mjaft interesant.

Kritika pati edhe për udhëtimin e tyre drejt Meksikës, pasi janë konsideruar si rrezik infektimi në një kohë kur rastet e reja dhe viktimat në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar po rriten me shpejtësi.

“Udhëtimi i panevojshëm na vë të gjithëve në rrezik infektimi”- kështu e kanë konsideruar ndjekësit udhëtimin e tyre.
Ndonëse Dua i ka inkurajuar ndjekësit e saj të qëndrojnë në shtëpi, duket se vetë s’e ka bërë diçka të tillë.

Kujtojmë se disa kohë më parë, në një bashkëbisedim që organizoi me ndjekësit e tij në Instagram, Anwar u shpreh se është kundër bërjes së vaksinës, duke shkruar se trupat tanë janë bërë nga krijuesi për të bërë më shumë nga sa mendojmë.

Kjo bëri që shumë persona t’i ktheheshin kundër duke e detyruar të bënte një tjetër sqarim. Në një status të dytë, Anwar shkruante :
“Unë nuk jam kundër vaksinës. Unë mendoj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me secilën vaksinë individualisht duke parë efekte pozitive dhe të mundshme negative”.

Ai vuri në dukje se dëshiron të ‘vazhdojë të mësojë për shumë mënyra se si mund të mbrohemi te të tjerët’ dhe se ai ‘kurrë nuk donte të fyente askënd me fjalët e tij, dhe se është shumë mirënjohës për të gjithë mjekët’.

Ndërkohë, edhe vetë Dua ka kundërshtuar publikisht disa politika të kryeministrit britanik, Johnson, që lidhen kryesisht me mbylljen e vendit.
© Panoramaplus.al
