Aktorja Halle Berry ka folur pa rezerva për jetën e saj dashurore me të fejuarin, Van Hunt, duke e cilësuar marrëdhënien e tyre si më të plotën që ka përjetuar ndonjëherë.

Në një intervistë për podkastin “Sex With Emily, 59-vjeçarja, fituese e çmimit Oscar, foli për rrugëtimin e saj pas tre martesave që përfunduan me divorc dhe për mënyrën se si gjeti dashurinë teksa më në fund u ndje e plotë si person.
“Pas tre martesave që përfunduan me divorc, mendova vërtet se kishte mbaruar për mua. Fillon të mendosh se ndoshta kjo gjë nuk është për ty,” u shpreh ajo, duke shtuar se për një periudhë vendosi të përqendrohej vetëm te karriera dhe fëmijët e saj.
Berry tregoi se një pauzë katërvjeçare nga takimet romantike e ndihmoi të reflektonte dhe të shërohej emocionalisht.

Sipas saj, më parë nuk kishte zgjedhur “burra të këqij”, por kishte tërhequr partnerë që pasqyronin gjendjen e saj të brendshme në atë kohë.
“Kur hoqa dorë nga kërkimi i asaj ‘diçkaje’ që mendoja se do të më plotësonte dhe vendosa t’i jap përparësi vetes, atëherë u shfaq personi i duhur,” tha aktorja.
Teksa foli për lidhjen me Hunt, aktorja nuk pati siklet të tregonte edhe detaje intime të tyre si çift teksa u shpreh:
“Gjeta këtë djalë dhe ne kemi seksin më të mahnitshëm që mund të kenë dy njerëz. Është e pabesueshme.”
Çifti u njoh gjatë pandemisë së COVID-19, kur jetonin në qytete të ndryshme. Ata folën për muaj të tërë në telefon, shkëmbyen mesazhe dhe letra, duke ndërtuar një lidhje të thellë emocionale para se të takoheshin personalisht.

“Kur më në fund u takuam, ndjeva sikur e njihja tashmë shumë mirë,” rrëfeu Berry, duke shtuar se intimiteti mes tyre erdhi natyrshëm që në ditën e parë të takimit.
Aktorja theksoi se për herë të parë në jetën e saj bëri seks me dikë për të cilin ishte tashmë e dashuruar, duke e përshkruar atë si “përvojën më të pabesueshme” të jetës së saj.
© Panoramaplus.al
