12 Shkurt, 2021

Pas thyerjes së rregullave të Covid-19, Rita Ora përjashtohet edhe nga emisioni ku ishte pjesë e jurisë


Për shkak të thyerjes së rregullave të Covid-19, Rita Ora është përjashtuar edhe nga programi “The Masked Dancer”, në të cilin ishte pjesë e jurisë.

rita ora (2)

Sipas një burimi për “The Sun” këngëtarja ka kohë që është larguar nga programi dhe emisionet e fundit kanë qenë të regjistruara, sepse ajo është larguar menjëherë pas thyerjes së rregullave për ditëlindjen e 30-të.

rita ora (1)

Pritet që këngëtarja të zëvendësohet nga Oti Mabuse, 30 vjeç.

Me përvojën e saj të kërcimit dhe popullaritetin tek audiencat, ajo do të ishte perfekte për ‘The Masked Dancer’”, ka thënë një burim.

rita ora (3)

Rita theu dy herë rregullat e pandemisë. Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj. Për këtë arsye mori një lumë kritikash nga fansat dhe një gjobë prej 10 mijë paundësh.

Ajo fitoi edhe “çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur.

© Panoramaplus.al