27 Prill, 2018

Pas suksesit të “Off Guard”, Elvana Gjata publikon bashkëpunimin me Poo Bear (VIDEO)


Me rikthimin e saj në Shqipëri, Elvana Gjata po përjeton një sukses të madh dhe kjo fal këngëve të ndryshme që ka publikuar.

Fillimisht ajo nxori albumin e saj ‘3EP’ që ishte në gjuhën shqipe dhe u prit mjaft mirë nga publiku. Pas tij këngëtarja lajmëroi edhe bashkëpunimin e saj me një nga reperat më të njohur në botë Ty Dolla Sign.

Para disa javësh u publikua kënga “Off Guard”, e cila u kthye brenda pak ditësh në një super hit, e që me siguri do të dëgjohet gjatë gjithë muajve të verës.

Por mesa duket surprizat për fansat e Elvanës nuk mbarojnë këtu. Këngëtarja prej kohësh po punon së bashku me producentin Poo Bear për tregun ndërkombëtar dhe producenti amerikan ka publikuar një bashkëpunim me të.

“Shade” është titulli i këngës që është publikuar ditën e djeshme në “Youtube”. Kjo këngë ndryshe nga të tjerat ka ardhur pa një videoklip.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al