26 Prill, 2022

Pas suksesit në muzikë, Bad Bunny merr rolin kryesor në një film


Bad Bunny, muzikanti më i dëgjuar në Spotify për dy vitet e fundit, do të luajë rolin kryesor në një film të ri për Marvel të kompanisë Sony.

Vokalisti 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cili është Benito Antonio Martínez Ocasio, do të luajë në filmin “El Muerto,” personazhi kryesor i të cilit është një vrasës me një maskë.

“Të sjellësh në jetë El Muerto është thjesht e pabesueshme … kaq emocionuese,” tha Bad Bunny në eventin e CinemaCon. Filmi është planifikuar të dalë për publikun në vitin 2024.

Krahas karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme muzikore, Bad Bunny është shfaqur si mundës në ngjarje të mëdha të WWE, si WrestleMania 37 në vitin 2021 dhe Royal Rumble në fillim të këtij viti.

Këtë javë, ai shpalli titullin e albumit të tij të ardhshëm, Un Verano Sin Ti, megjithëse nuk është caktuar ende data e publikimit. 

El Muerto konsiderohet si nisje e karriere në aktrim për Bad Bunny, i cili gjithashtu do të shfaqet në filmin e ardhshëm thriller në Japoni, Bullet Train, me Brad Pitt.

© Panoramaplus.al