Ylli i Only Fans, Lily Philips, pretendon se u kërcënua me dëbim nga SHBA, nëse do të filmonte veten duke bërë seks me 1000 meshkuj.

Teksa u shfaq në një intervistë për podcastin “Plug Talk” modelja angleze u shpreh se kishte planifikuar ta filmonte aktin seksual në Amerikë.

Mrëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u paralajmërua se do të dëbohej nga vendi nëse do ta bënte diçka të tillë.

“Unë kisha për qëllim ta bëja këtu, por mora shumë kërcënime duke më thënë se do të dëbohesha nëse e bëja këtu,” u shpreh ajo.
Ndër të tjera Lily tregoi se ajo ishte ndaluar nga oficerët e doganës të cilët e kishin pyetur nëse ishte prostitutë.
“Ata po më pyesnin nëse isha prostitutë dhe gjëra të tilla,” tha ajo ndërsa shtoi: “Unë iu përgjigja duke u thënë se po unë bëj seks me shumë djem por nuk marrë asnjë qindarkë prej tyre, kështu që nuk quhet prostitucion.”
Kujtojmë që Lily u bë e famshme pasi luajti në dokumentarin YouTube “I Slept With 100 Men in One Day.”
Lily Philips ua kërkoi këtë gjë burrave për të krijuar një përmbajtje në faqen për të rritur. Ajo tregoi përvojën e saj në dokumentarin Good Squad Productions në YouTube.
Ndonëse gjatë intervistës modelja e kishte portretizuar rrëfimin e saj në një sferë pozitive, u zbuluan edhe prapaskenat e saj.

Duke qarë Lily i kishte thënë moderatorit se “Ai që bëj unë nuk është një seks normal” teksa ka shtuar se: “Në kokën time mund të mendoj për pesë, gjashtë, 10 djem që mbaj mend. Dhe kaq. Nëse nuk do të kisha videot, nuk do ta dija që do të kisha bërë njëqind.”
23-vjeçarja po ashtu ka theksuar se ndihej “robotike” gjatë aktit, dhe ndihej në faj pasi nuk po u jepte të gjithë burrave përvojën që ata dëshironin.
“Unë mendoj se kur u keni premtuar diçka njerëzve që ju mbështesin, është disi e vështirë t’i zhgënjeni,” tha ajo mes lotësh, shkruan Daily Mail.
Lily gjithashtu dha edhe një mesazh për vajzat e reja të cilat duan të ndjekin rrugën e saj teksa u shpreh se kjo nuk është një sfidë për vajzat e dobta (emocionalisht).
“Nuk është për vajzat e dobëta, të jem e sinqertë. Ishte e vështirë. Nuk e di nëse do ta rekomandoja. Është një ndjenjë ndryshe. Ndodh vetëm një herë në jetë, ndihesh e lodhur”, tha ajo.
© Panoramaplus.al
