7 Maj, 2022

Pas shumë vitesh mungesë, këngëtarja e njohur i rikthehet muzikës. Zbulon se ku ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe


Këngëtarja e njohur Luar Arani ishte shkëputur nga muzika për shumë vite teksa tashmë ajo ka zbuluar se do të rikthehet sërish dhe do të sjellë projekte të reja muzikore për publikun.

E ftuar në emisionin “Why Not”, Luar ka rrëfyer se arsyeja përse hoqi dorë nga muzika për shumë kohë ishte transferimi dhe nisja e jetës së re në Gjermani për 13 vite.

Ajo ka treguar se si kanë qenë fillimet e saj në Berlin teksa ka shtuar se me Shqipërinë nuk mund të krahasohet asnjë vend.

“Ja atje në Gjermaninë e ftohtë, nuk e di as vet si arrita të nxihesha pak me udhëtime. Kam qenë 13 vite në Berlin. Në fillim kur ika kisha frikë njerëzit, por kur arrita ishin shumë të qetë, të ndihmonin goxha. Nuk ka si Shqipëria”.- ka treguar këngëtarja.

Për ata që nuk e dinë, Luar njihet për këngën e saj të famshme “Gjithmonë’ në bashkëpunim me këngëtarin Flor Mumajesin, e cila është publikuar rreth 10 vite më parë.

© Panoramaplus.al