27 Prill, 2022

Pas shumë kërcënimeve nga fansat e Johnny Depp, Amber Heard merr këtë vendim


Amber Heard ka punësuar një ekip të tërë truprojash mes frikës së përshkallëzimit të kërcënimeve dhe sulmeve nga fansat e çmendur të Johnny Depp teksa gjyqi mes tyre për shpifje vazhdon.

New York Post ka mësuar se firma e sigurisë, me staf nga ish-zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë, po monitoron përkrahësit e aktorit  që përpiqen të kenë akses në Gjykatë. Kompania e profilit të lartë ka stacionuar personel kudo në oborrin e Gjykatës teksa Heard paguan të paktën 120 dollarë në orë për roje. Është e paqartë se sa roje – të cilët po punojnë të fshehtë – po e mbrojnë atë.

Fansat kanë ndjekur automjetet që transportonin Heard dhe ekipin e saj në shtëpi nga gjykata, sipas videove dhe imazheve të marra nga firma. Tashmë rojet do të krijojnë rrugë rrethore për të siguruar që aktorja e “Aquaman” të mund të shkojë në shtëpinë e saj të përkohshëm e sigurt. Heard, 36 vjeç, dhe ekipi i saj ligjor u janë nënshtruar kërcënimeve në internet dhe hashtagu #JusticeForJohnnyDepp është bërë trend në rrjetet sociale që kur ka nisur gjyqi.

“Pyetja morale: A është në rregull të vrasësh dhe hash avokatin e Amber Heard, pasi ajo ndoshta do ta vrasë brutalisht atë vetë?” një person shkroi në Twitter të martën. “Kush dëshiron të bashkohet me mua në ekspeditën time për të vrarë brutalisht Amber Heard,” shkroi një përdorues tjetër më 13 prill ndërsa mbahej seanca.

Moira Penza, një ish-prokurore federale në Distriktin Lindor të New York tha se kërcënimet në internet nuk duhet të kalohen lehtë. “Kur njerëzit ushqehen nga mediat sociale, mund të ndodhin ngjarje të rrezikshme në jetën reale. “-i tha Penza The Post.

Gjatë gjyqit të R. Kelly, mbështetësit e reperit tallën dhe sulmuan prokurorët dhe madje ndërprenë procedurat në sallën e gjyqit. Por në gjyqet penale si ajo e Kelly-t, forcat e zbatimit të ligjit si FBI u përfshinë dhe ofruan një nivel shtesë sigurie. Depp ka paditur ish-gruan e tij Heard duke pretenduar se ajo ka shpifur për atë kur ajo e përshkroi veten si viktimë e abuzimit në familje në një artikull të “Washington Post” të vitit 2018. Ylli i “Pirates of the Caribbean” nuk u përmend në ese, por ai pretendon se i referohej qartë atij dhe i shkatërroi karrierën, i dëmtoi reputacionin dhe i kushtoi dhjetëra miliona dollarë.

Ekipi i Heard, ndërkohë, argumenton se Depp abuzoi me ish-gruan e tij, fizikisht dhe seksualisht, dhe pretendon se mohimet e tij nuk janë të besueshme sepse ai shpesh ishte shumë i dehur për të kujtuar atë që ndodhi.

Depp ka pasur prej kohësh një ekip truprojash pranë tij – njëri prej të cilëve në fakt dëshmoi gjatë gjyqit. Salla e gjyqit ka qenë e mbushur plot me fansa të Depp që nga fillimi i gjyqit rreth tre javë më parë, me disa admirues që udhëtonin nga Australia.

© Panoramaplus.al