13 Shkurt, 2018

Pas “Shiko kush luan” ja ku do e shihni moderatoren seksi


Moderatorja Luana Vjollca është një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar për të cilën publiku ka gjithnjë interes.

Ajo njihet jo vetëm si moderatorë ku së fundmi prezantoi programin “Shiko kush luan”, por edhe si këngëtare e disa hiteve të njohura.

Por që kur iu përkushtua emisionit të saj, bukuroshja seksi la pak pas dore muzikën, por siç duket fansat e saj nuk do të presin edhe shumë gjatë.

Me mbarimin e “Shiko kush luan”, Luana do i rikthehet muzikës. Me anë të një postimi në “Instastorie” ajo njofton se gjëra të reja po vinë dhe ka publikuar të gjitha këngët e saj rresht, duke treguar kështu se një këngë e re po vjen dhe do e shohim sërish në ekran.

PANORAMA PLUS

 

© Panoramaplus.al