Reperi Kanye West ka thyer heshtjen pas zhurmës së shkaktuar nga paraqitja nudo e gruas së tij Bianka Censorit në tapetin e kuq të Grammy 2025.

Çifti bëri bujë ne media dhe jo vetëm me 30-vjeçaren e cila gjatë pozave në festën e organizuar të Grammy hoqi pallton e saj duke treguar se ishte lakuriq, vetëm me një mini-fustan transparent.
Reperi mbrojti gruan e tij në rrjetet sociale, duke postuar në X një foto nudo të Censorit nga paraqitja e tyre teksa e ka lavdëruar stilisten duke e quajtur të zgjuar, te talentuar dhe të guximshme.
Ndër të tjera ai falenderoi dhe revistën Vogue e cila ka mbajtur një qëndroi m pozitiv ndaj Censorit në këto ditë kritikash për të.

Postimi i Kanye West:
“Dalja e parë e gruas sime në tapetin e kuq hapi një botë krejt të re. Vazhdoj ta shikoj këtë foto sikur po e shikoja me admirim atë natë duke menduar: wow jam shumë me fat që kam një grua kaq të zgjuar dhe të talentuar të guximshme dhe tërheqëse. Ajo ndërpreu xhirimet e filmit të saj të parë për të krijuar një film në jetën reale. Këtë fustan “të padukshëm” e bëmë gjashtë herë. Dhe, si me magji u zhdukëm. Faleminderit për të gjitha mediat që na njohën dhe na rikthyen energjinë në të cilën investuam, por më duhet t’i jap një vëmendje të veçantë ekipit të American Vogue, i cili shkroi një artikull që e vendos gruan time në një kornizë të fortë, pozitive dhe njeh forcën që ajo meriton. Disa njerëz më pyetën: Si do të ndihej nëna juaj? Nuk e njihni nënën time, plehra .
© Panoramaplus.al

