12 Prill, 2018

Pas sherrit, Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj bëhen bashkë sërish në një projekt televiziv?


Janë dy nga personazhet që kanë bërë të flitet për ta për shkak të bashkëpunimit që kanë patur në skenën e “Al Pazarit” dhe më pas për zënkën e tyre. Bëhet fjalë për moderatiorn dhe aktorin e njohur Agron Llakaj e aktoren e humorit, Rudina Dembacaj.

Zënka mes tyre u përfol shumë së fundmi në media dhe të dyja palët lanë të kuptoheshin se nuk kishin mbetur miq. Megjithatë, dy aktorët e humorit do të bëhen sërish bashkë në një emision televiziv.

Moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në NRG Radio zbuluan se Agron Llakaj do të jetë të hënën e ardhshme përballë fëmijëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku Rudina është pjesë e formatit. Mbetet të shohim sjelljen e aktorëve kur të përballen me njëri tjetrin në skenë.

© Panoramaplus.al