Ylli i filmave pornografik, Bonnie Blue, e njohur me emrin Tia Billinger, ka deklaruar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, pas një testi shtatzënie që kreu pas ndjesisë së lodhjes gjatë pushimeve. Sipas saj, shtatzënia përkoi në të njëjtën kohë me sfidën e saj të fundit online, në të cilën morën pjesë mbi 400 burra.
Ylli 26-vjeçar i industrisë së filmit për të rritur, i njohur për sfidat e saj ekstreme online, ka treguar se ka pasur simptoma si të përziera të forta dhe migrena. Në një video të publikuar në YouTube, ajo ka dokumentuar momentin kur ka bërë testin e shtatzënisë, duke shpjeguar se ndihej e sëmurë për disa ditë.
Pak më vonë, ajo ka treguar rezultatin e testit, duke konfirmuar se ishte pozitiv. Më pas, ajo udhëtoi drejt Londrës për kontroll mjekësor, ku sipas deklaratave të saj, shtatzënia u konfirmua dhe rezultoi se ishte një fëmijë.
Sfida e diskutueshme
Dy javë para njoftimit, Bonnie kishte deklaruar se kishte pasur marrëdhënie me mbi 400 burra si pjesë e një “misioni riprodhues” të ri, pa përdorur mbrojtje. Sipas saj, pjesëmarrësit kishin kryer më parë teste për sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Në një intervistë të mëparshme për US Weekly, ajo kishte thënë se në rast shtatzënie do t’i informonte pjesëmarrësit, pasi kishte mbledhur informacion kontakti dhe material gjenetik. Aktorja e filmave pornografik, e aktivizuar kryesisht në platformën OnlyFans, ka folur më parë për vështirësitë e saj në të pasur fëmijë me ish-bashkëshortin, duke theksuar problemet me fertilitetin dhe mundësinë e nevojës për fertilizim in vitro.
Bonnie u bë shumë e njohur në vitin 2024, kur pretendoi se kishte pasur marrëdhënie me mbi 1.000 burra brenda 12 orësh, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta dhe diskutime publike rreth kufijve të sfidave online dhe etikës në industrinë e filmave për të rritur.
© Panoramaplus.al



