Këngëtari i njohur shqiptar, Sardi Strugaj është tërhequr nga konkurimi në edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar.

Artisti pas performancës në “Dancing with the Stars”, ku së bashku me partneren e tij kërceu nën tingujt e këngës së tij ‘A ja thashë’, në një moment moderatori Eno Popi e pyeti atë për arsyen e marrjes së këtij vendimi.

Duke mos treguar shumë detaje Sardi tha u tërhoq ga konkursi në “Festivalin e Këngës” për disa arsye personale.
“Jam tërheq nga Festivali për çështje personale, në lidhje me festivalin. Jam shumë i emocionuar tani mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim”- tha këngëtari.
Kujtojmë që Sardi nuk është i vetmi këngëtarë që është shkëputur nga ky festival, pasi Samanta Karvella dhe Kejsi Tola kanë gjithashtu kanë hequr dorë nga ky konkurs, por pazbuluar arsyen e marrjes së këtij vendimi.






