4 Qershor, 2018

Pas reagimit të shoqes që e rrahu, Baby G jep mesazhin e rëndësishëm (Video)


Ditën e djeshme ka reaguar publikisht e akuzuar për rrahjen e këngëtares Baby G. Kjo ka nxitur që këngëtarja të vijë menjëherë me përgjigjet në rrjetin social “Instagram”. Në një nga videot e publikuara Baby G ka treguar se gjendet në praninë e mikeshave të saj më të mira dhe të gjitha bashkë kanë dhënë një mesazh.

 

“Femrat duhet të duan femrat dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Shoqet prej 10 vitesh mbeten motra për gjithë jetën”, thuhet në postimet e publikuara.

Kështu Baby G ka zbuluar se ka pranë vetes njerëzit e saj të dashur dhe dëshiron të qëndrojë larg konflikteve.

Kujtojmë se ishte Bleta ajo që tregoi versionin e saj duke shpjeguar se zënka nisi për shkak të këngëtares.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al