27 Dhjetor, 2019

Pas puthjes 1 orëshe, Julka Gramo dedikim bashkëshortit: Pas shumë vitesh që nuk je pranë familjes, zemrën time s’do ta kesh…


Julka Gramo ka udhëtuar drejt Amerikës për ti dërguar një pjesëz të familjes bashkëshortit të saj Dj Andi në këto ditë festash.

Këngëtarja publikoi një foto duke u puthur më bashkëshortin në New York duke rrëfyer se është e vështirë të jesh larg familjes në festa.

Ndërsa falënderoi Dj Andin për sakrificat që ka bërë për të dhe dy djemtë e tyre, duke i thënë se zemrën e saj nuk do ta ketë vetëm për Krishtlindje.

“Këtë vit Krishtlindja na gjeti kështu… Jam shumë e lumtur që pas shumë vitesh që nuk je pranë familjes në këtë ditë, një pjesëz ta solla unë. Në ketë udhëtim kuptova se sa shumë e vështire është të jesh larg në festa që janë të thëna të kalohen pranë familjes së vogël e të madhe. Faleminderit për të gjitha sakrificat që bën për ne Andy Gramm. Për sa me përket mua, do ta kesh zemrën time jo vetëm për Krishtlindje. Jonida Skendo se mos te mbetej merak kjo skena,”- shkroi Julka.

Ndërsa mikja e tyre Jonida zbuloi në koment se puthja zgjati 1 orë dhe se dashuria e tyre është frymëzim.

“Frymezim eshte dashuria juaj dhe sigurisht puthja juaj 1 oreshe,”- u shpreh ajo.

 

© Panoramaplus.al