Rihanna është akuzuar për fyerje të fesë islame pas sfilatës së saj të fundit të të brendshmeve Savage X Fenty.
Këngëtarja akuzohet për mosrespektim të vlerave të Islamit dhe Profetit Muhamed për shkak të një kënge që u përdor gjatë shfaqjes së saj të modës.
Kënga quhet “Doom” dhe u krijua më shumë se dy vjet më parë nga producentja muzikore, Coucou Chloe.
Kënga thuhet se përmban ‘mostra’ vokale të një Hadithi që lexohet në arabisht.
Hadithi ka të bëjë me shenjat e ditës së gjykimit.
“Rihanna është përgjegjëse edhe nëse nuk e ka zgjedhur ajo muzikën. Ajo punësoi një ekip dhe duhet ta ketë dëgjuar këngën më përpara. Dhe vetëm se është Rihanna kjo nuk i jep të drejtën që të mos respektojë një fe,”– shkroi një prej kritikëve.
Ndërkohë këngëtarja ende nuk iu është përgjigjur akuzave për fyerje të fesë islame.























