22 Prill, 2025

Pas pretendimeve tronditëse për incest me kushërirën e tij, Kanye West publikon foto me Bianka Censorin


Pasi u zbulua se Kanye West ka kryer marrëdhënie seksuale me kushërirën e tij kur të dy ishin të mitur, reperi ka publikuar foto me partneren Bianca Censori.

Fotoja e dyshes vjen pas thashethemeve për ndarje mes tyre. Megjithatë askush nuk e di nëse çifti janë ndarë vërtetë apo thjesht kanë kaluar kohë së bashku.

E ndërsa 47 vjeçari postoi foto në Twitter me arkitekten, Bianka u shfaq e veshur me një body të argjendtë dhe çizme të larta lëkure. Ndërsa përsa i përket West, ai u shfaq i veshur me pantallona lëkure, kapuç në kokë dhe xhaketë të zezë.

Publikimin e tij, reperi e ka shoqëruar me frazën: “Foto me veshjen”.

 

© Panoramaplus.al