2 Mars, 2022

Pas pothuajse një viti “luftë” për divorc, Kim Kardashian është zyrtarisht beqare


Kim Kardashin është zyrtarisht beqare, pasi kërkesa e saj për divorc është aprovuar nga gjykata këtë të mërkurë.

Me divorcin e saj nga reperi Kanye West, 41-vjeçarja tashmë do të njihet vetëm si Kim Kardashian, pa mbiemrin “West”.

Kim dhe Kanye nuk ishin fizikisht të pranishëm në sallën e gjyqit, megjithatë ylli i reality-showt u lidh nëpërmjet një video-telefonate me gjykatën gjatë seancës.

TMZ raporton se avokati i reperit nuk e kundërshtoi kërkesën për divorc nga Kim Kardashian, por paraqiti tre kushte para gjykatës ku vetëm njëri u aprovua. Kushti i parë i Kanye West ishte në lidhje me pasurinë, ku ai kërkoi që çdo qinadrkë që do të ndahet mes tyre, do t’i kthehet palës tjetër nëse njëri nga ata ndërron jetë.

Dy kushtet e tjera, të rrëzuara nga gjykata, ishin:

– Kim nuk duhet të transferojë asnjë pasuri që posedon

– Ajo duhet të heqë dorë nga “privilegjet martesore” që konsistojnë në rastin ku çdo person me të cilin do të martohet në të ardhmen duhet të refuzojë të dëshmojë komunikimet me të.

Në mbyllje të seancës, Kim iu përgjigj një sërë pyetjesh, të njohura si “provo up” që përfshinin pyetje të tipit: “A ka probleme në marrëdhënien tuaj?” dhe “A mendon se martesa juaj mund të shpëtohet me këshillim?” Kim iu përgjigj “po” të parës dhe “jo” të dytës.

Një burim i afërt me Kanye tha për TMZ se ai gjithashtu donte që të ishte beqar.

Ka pak më shumë se një vit që kur Kim paraqiti për herë  të parë kërkesën për divorc.

Kim ka kërkuar nga gjyqtari që të rikthejë statusin e saj beqare që nga dhjetori, kur ajo than ë deklaratën e saj se “dëshiron shumë të divorcohet”. Ajo tha gjithashtu se i kishte kërkuar Kanye që ta mbante privat divorcin e tyre, gjë që ai nuk e kishte bërë, dhe postimet e tij në rrjetet sociale i kishin shkaktuar “shqetësim emocional”.

Por, së fundmi u raportua se dokumentet e Kim nuk ishin plotësuar saktë. Në fakt “gabimi” ishte se dokumentet përmendnin reperin si Kanye Ëest, por ai ndryshoi emrin e tij në Ye, kështu që dokumentet e divorcit duhet të ndryshoheshin me emrin zyrtar të reperit.

 

© Panoramaplus.al