Rreth një orë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë publike videon më të re të këngës së saj. Edhe pse ka kohë që kënga është publikuar në kanalin muzikor “Youtube”, artistja shqiptare ka zqjedhur ta shoqëroj hitin e saj të ri me një klip, pavarësisht polemikave që zgjoi pasi kënga ishte një dedikim për target grupin e LGBT.

Bëhet fjala për Rita Orën dhe bashkëpunimin e saj me tre këngëtaret e tjera. Pavarësisht të gjithash kjo këngë është mirëpritur nga fansat e këngëtares.
Ashtu siç shihet edhe nga video, Rita dhe bashkëpunëtoret e saj kanë vendosur të marrin në klip vetëm vajza. Kjo ka qenë kënga e parë që ka bërë bashkë dy shqiptaret bashkë, Orën dhe Beben të cilat gëzojnë edhe një miqësi të madhe.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

