Këngëtari kolumbian, Maluma, ka qëndruar pesë muaj larg nënës së tij për shkak të Covid-19, por edhe për shkak të angazhimeve profesionale.

Por, pritjes i erdhi fundi, sepse Maluma vendosi ta surprizonte të ëmën duke i shkuar në shtëpi.

“Erdha në shtëpi pas pesë muajsh dhe i bëra një surprizë të vogël nënës time,”- shkruante këngëtari krahas videos, ku duket edhe reagimi i nënës së tij.
Pak ditë më parë, Maluma u fotografua krah të dashurës së re, e cila nuk është e njohur.

Këngëtari u sigurua që të vihej re se po takohej me të dashurën e re, në mënyrë që të gjithë ta kuptonin se tashmë i kishte dhënë fund marrëdhënies me Natalian dhe Neymar.


