21 Qershor, 2024

Pas përplasjes në studio, Meri Shehu s’kursehet ndaj ish-banorit të “BBV”: Qenke çun mamaje… Çfarë ndodhi mes dyshes?


Ish-konkurrenti i “BBV”, Lorenc Hasrama dhe astrologia Meri Shehu janë “përplasur” në studio.

Teksa së fundmi dyshja ishin të ftuar në emisionin “Top Arena”, këngëtari i kërkoi Merit që të bënte parashikimin e shenjës së tij në horoskop, Ujorit.

“Kam nja shtatë muaj që më luajnë datat e koncerteve kështu shihe njëherë”- u shpreh Lorenci, ndërsa astrologia i tha se së shpejti do ti hapet rruga.

“Këtë ma ka thënë mami” – iu drejtua këngëtari, fjali kjo që nuk u pëlqye aspak nga ana e Merit, e cila duke mos ia priuar i tha Lorencit se është “çun mami”.

 

Biseda në studio:

Meri: Ka shumë fat ujori.

Lorenci: Kam nja shtatë muaj që më luajnë datat e koncerteve kështu shihe njëherë

Meri: Do të të hapet rruga.

Lorenci: Sa shkurt i ra more. Këtë ma ka thënë mami

Meri: Meqë qenke çun mami ti, tjetër ta thotë mami, tjetër të ta them unë

Lorenci: Eeeee, kështu po

© Panoramaplus.al