11 Mars, 2025

Pas periudhës së vështirë, Parashqevi Simaku paralajmëron rikthimin në skenë! Këngëtarja pritet të publikojë videoklipin e ri


Këngëtarja Parashqevi Simaku, mësohet se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një videoklip të ri që mësohet se ka regjistruar në New York.

parashqevi simaku

Lajmi është dhënë nga Elton Ilirjani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

 “Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.

Parashqevi Simaku

Ky lajm ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët janë rritur me këngët dhe zërin e saj të veçantë.

“Panorama” shkroi kohë më parë, se këngëtarja dhe grupi i njerëzve pranë saj, janë duke ideuar edhe një rikthim të mundshëm në skenë në vendin tonë, por detajet janë ende duke u diskutuar.

Parashqevi Simaku

Një gjë të tillë duket se e ka pohuar edhe mbesa e Parashqevisë. Ina Simaku ka deklaruar se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare.

‘Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind’– tha ajo.

Parashqevia do i rikthehet skenës pas një periudhe shumë të gjatë larg skenës, pasi u gjet në rrugët e Amerikës, ku jetonte si e pastrehë.

Ajo ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Pas kurimit, Simakut u shfaq e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër.

Parashqevi Simaku
Parashqevi Simaku

Parashqevi SimakuParashqevi_Simaku1734196502_parashqevisimaku

© Panoramaplus.al