5 Qershor, 2018

Pas përfundimit të punës, moderatorja zgjedh zgjimet e vona dhe publikon foto nga shtrati


Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, mbrëmë ka mbyllur sezonin e parë të emisionit “Në Kurthin e Piter Panit”, një program kushtuar vetëm fëmijëve . Ndryshe nga netët e kaluara, edicioni i fundit i “Piter Panit” zgjati më shumë gjë që duket se e ka lodhur pafund moderatoren.

Por tani mesa duket Alketa ka zgjedhur të pushoj, siç shihet edhe në foton e publikuar në “Instastory”, moderatorja i ka zgjimet e vona pas punës së gjatë në televizion.

Ajo ka zgjedhur t’ju thotë ndjekësve të saj mirëmëngjesi nga shtrati i saj, ka ku ka shkrepur edhe foton.

Panorama Plus   

© Panoramaplus.al