20 Maj, 2025

Pas performancës magjike në Eurovision, reagon për herë të parë Shkodra Elektronike: Donim të…


Pas performancës magjike në natën e “Eurovision 2025”, i cili u mbajt më 17 maj, përfaqësuesit e Shqipërisë, Shkodra Elektronike kanë reaguar për herë të parë në rrjetet sociale me një postim i i cili tërhoqi vëmendjen e publikut.

Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo?” shkruanin ata.

Shqipëria përfundoi në vendin e 8-të mes 26 finalistëve, me një total prej 218 pikës, 173 nga televotimi i publikut dhe 45 nga juritë profesionale. Ndër vendet që vlerësuan maksimalisht performancën shqiptare ishte Franca, e cila i dha 12 pikët e saj të plota.

Mirëpo vlen për tu përmendur se Shkodra Elektronik bëri për vete një Shqipëri të tërë me këngën e tyre “Zjerm”, një melodi e cila vështirë të dali tashmë nga mendja e publikut.

© Panoramaplus.al