16 Tetor, 2020

Pasi paraqiti kërkesën për divorc, Cardi B shpjegon arsyen e rikthimit me bashkëshortin: Jam një e çmendur


Card B është rikthyer në krahët e bashkëshortit të saj, Offset vetëm pak ditë pas paraqiti kërkesën për divorc.

Reperja e famshme konfirmoi janë se ribashkuar, pasi u panë duke u puthur gjatë fundjavës në festën e ditëlindjes së saj.

Në një video LIVE në Instagram, ajo shpjegoi arsyen përse vendosi të pajtohej me bashkëshortin në festën e 28 vjetorit të lindjes, që u zhvilluan në Las Vegas.

“Unë jam e çmendur. Ju e dini sesi debatoj me ju në mediat sociale. Pikërisht kështu jam edhe me bashkëshortin tim. Disa njerëz thonë që e bëj për vëmendje, por jo. Thjesht jam një e çmendur,”- shpjegoi reperja.

Ndërsa shtoi: “Një ditë jam e lumtur, të nesërmen jo. Filloi të më mungojë ai. Është e vështirë të mos flasësh me shokun tënd më të mirë.”

Cardi B dhe Offset janë prindër të një vajze 2-vjeçare Kulture.

Reperja paraqiti kërkesën për divorc nga Offset në 15 Shtator, vetëm pesë ditë para përvjetorit të tretë të martesës.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al