Para një muaji, ish-fituesi i edicionit të 8 të “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, njoftoi nëpërmjet “Instagram”-it se kishte pësuar një lëndim serioz në gju dhe kishte përfunduar në karrige me rrota.

Ai gjithashtu tregoi për të gjithë ndjekësit se kishte këputur ligamentin e gjurit dhe kishte dëmtuar jo pak miniskun.

Kurtishaj për këtë dëmitm ju nënshtrua një operacioni, nga i cili duket se ende nuk e ka marrë veten plotësisht. Herë pas here ai publikon për fansat foto nga gjendja e tij aktuale.

Ndërkohë disa orë më parë Veseli publikoi në “Instastory” foto të gjurit të tij. Teksa e kishte lidhur me disa aparatura dhe po i bënte terapi, ai la të kuptohej se gjendja e tij vazhdonte ende të ishte problematike.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
