Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë një përditësim pozitiv për gjendjen e saj shëndetësore, duke konfirmuar se kanceri nuk është përhapur pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se rezultatet pas mastektomisë kanë dalë të pastra, pa asnjë metastazë. Në video-mesazhin e ndarë me ndjekësit, Jessie J shfaqet së bashku me djalin e saj 2-vjeçar, Sky Safir, i cili përsërit me ëmbëlsi fjalët: “Mami do të jetë mirë”.
“Dhe… JAM MIRË! Rezultatet = ASNJË metastazë. Lotët e gëzimit janë të vërtetë”, shkroi artistja.
Jessie J shtoi se do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale për rindërtimin e gjirit, pas heqjes së tumorit. Ajo ka vendosur që rrugëtimin e saj me sëmundjen ta ndajë hapur me publikun, duke mos fshehur asnjë detaj rreth shëndetit të saj.
© Panoramaplus.al
