27 Janar, 2025

Pas nominimit të Ariana Grande për çmimin “Oscar”, Ethan Slater poston foton e veçantë të këngëtares nga festa private e çiftit


Ethan Slater, i dashuri i Ariana Grande, pas nominimit të kësaj të fundit për çmimin Oscar, ka ndarë një foto të rrallë të këngëtares duke ndenjur në ballkonin e hotelit ku po qëndronin me disa tullumbace në duar.

Mesa duket çifti kanë festuar suksesin e Grande, nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe larg zhurmës së fansave.

Ariana Grande është nominuar për një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në filmin Wicked, i cili  është në garë për 10 çmime. Disa orë pasi u shpallën nominimet, këngëtarja reagoi me një postim në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen e saj për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Grande ka postuar një foto nga fëmijëria e saj, si dhe momente nga filmi “Wicked”. Madje, në njërën prej tyre ajo pozon me yllin , Cynthia Erivo, e cila është gjithashtu e nominuar për Oscar.

Këngëtarja e njohur ka shprehur mirënjohjen për nominimin e saj, ndërsa ka falënderuar edhe regjisorin e filmit, John M. Chu, i cili e përfshiu atë në kast.

Në mbishkrimin e postimit të saj, Ariana shkroi: “ Duke ngritur kokën mes të qarash, dua të shpreh një falenderim të madh për Akademinë për këtë njohje të jashtëzakonshme. Nuk mund të ndalem së qari. Ndihem thellësisht e nderuar të ndaj këtë moment me Arin e vogël, e cila u ul duke studiuar Judy Garland duke kënduar “Diku mbi Ylberin”, pak para se të hynte në këtë flluskë të madhe dhe të bukur. Jam shumë krenare për ty, vogëlushe”.

© Panoramaplus.al