10 Tetor, 2024

Pas një viti romancë çifti i njohur i japin fund lidhjes! Aktorja rrëfen ndjesitë ndaj maces: Dashuria për të është unike


Aktorja Lupita Nyong’o, ka deklaruar së fundmi se është beqare pas një viti romancë me Joshua Jackson.

Çifti u lidh për herë të parë në tetor 2023, në të njëjtin muaj që u panë së bashku në koncertin e Janelle Monáe në Los Angeles.

Megjithatë dalja e tyre e pare publike ishte në dhjetor të 2023, pasi paparacët i kapën ata duke ecur dorë për dore në Kaliforni.

Gjatë një interviste aktorja u shpreh se është beqare, ndërsa shprehu dashurinë që ndjen për macen e saj.

“Dashuria për macen time është unike. Nëse do të kem fatin të kem sërish një lidhje romantike, kjo do të jetë për shkak të saj. Unë isha gati ta mbyllja atë derë por jam siguruar që zemra ime të jetë e hapur,” tha aktorja.

© Panoramaplus.al