22 Janar, 2019

Pas një viti e gjysmë bashkë, Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk (FOTO)


Pas një viti i e gjysmë bashkë, Adriana Lima i ka dhënë fund lidhjes me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Në korrik të vitit 2017, ish-engjëlli i “Victoria Secret” u lidh me shkrimtarin, kur u fotografuan duke qëndruar së bashku në një jaht.

Ndërkohë për herë të fundit janë parë bashkë në nëntor të vitit 2018. E teksa supermodelja ka fshirë në rrjetet sociale fotot me Metin, ky i fundit i ka ende fotografitë ku edhe i ka dedikuar fjalë dashurie.

Kujtojmë se Adriana Lima ka qenë e martuar më parë me yllin serb të basketbollit Marko Jaric nga 2009-2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Valentina 9 vjeç dhe Sienna 6 vjeç.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al