5 Shtator, 2024

Pas një vere intensive, Ledri Vula shfaqet në pushime me vajzën e tij! Kush po i shoqëron tjetër ata


Reperi i njohur Ledri Vula, pas një vere të nxehtë plot koncerte, ka zgjedhur të pushojë me vajzën e tij Poem Blu këtë filllim shtatori.

Me anë të një fotoje në InstaStory, Vula është shfaqur me të voglën ku mesa kuptojmë ndodhen në bregdet por destinacioni nuk është i qartë.

Fotoja e tyre është bërë nga dikush tjetër që do të thotë se babë e bijë janë të shoqëruar nga persona të tjerë në pushimet e tyre por nuk duket ndonjë shenjë nga Sara Hoxha, ish-partnerja e Ledrit.

Kujtojmë që prej kohësh çifti Ledri dhe Sara nuk janë më bashkë, pra, i kanë dhënë fund romacës së tyre të dashurisë disavjeçare nga e cila erdhi në jetë dhe Poi.

Edhe pse të dy prodagonistët nuk kanë pranuar asgjë publikisht, detaje të shumta e kanë vërtetuar këtë fakt. Ledri ka fshirë fotot me Sarën nga Instagrami i tij po ashtu edhe këngën “Gjendja” nga YouTube në videoklipin e së cilës merrte pjesë blogerja.

Të mos harrojmë se vetë menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, tha në një intervistë për ‘Prive’ se ndonëse janë të ndarë, Ledri dhe Sara kanë ruajtur raporte të mira me njëri-tjetri, duke mos e mohuar edhe një mundësi ribashkimi.

“Ledri nuk bën gjëra për shoë, si çdo fillim ka mbarim, nuk do të thotë se është mbarim i përhershëm dhe kur të bashkohesh që të jetë i përjetshëm, në një periudhë nuk gjen një gjuhë të përbashkët dhe është krejt normale, edhe për ata të dy është shumë normale, por kështu është jeta, kanë raporte shumë të mira, armiq nuk janë, mund të ribashkohen ose edhe të prishen edhe më keq, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Shoshi.

 

 

© Panoramaplus.al