Ish- modelja Heidi Klum, edhe pse vitet kalojnë, nuk ka humbur asnjë grimcë nga sharmi që atë e karakterizon.

Këtë e dëshmon më së miri një foto e realizuar në Las Vegas, e cila e portretizon atë super seksi. Fotoja e ish-modeles, tashmë 51-vjeccare, është realizuar nga bashkëshorti i saj Tom Kaulitz.

Pas një mbrëmje romantike, Heidi është shfaqur me një palë të brendshme të kuqe të cilat nuk i lënë vend imagjinatës. Me këtë postim ajo ka treguar se di si ta mbajë gjallë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Heidi dhe Tom, të martuar që nga viti 2019 , e kanë jetën e tyre si një muaj mjalti të përhershëm, shpesh ata ndajnë me ndjekësit momente intime në vëndet që ata vizitojnë.

Në një postim të fundit ish-modelja i shprehte dashurinë partnerit teksa shkruante: “Falenderoj universin që solli Tomin në jetën time”.


