23 Shkurt, 2022

Pas një defekti teknik, avioni i Elton John bën një ulje të shpejtë, këngëtari shpëton mrekullisht/ Shkon në kohë në tuneun e radhës


Teksa po udhëtonte për koncertin e “Madison Square Garden”, avioni privat i Elton John pësoi një defekt  teknik duke detyruar pilotin të bëjë një zbritje të shpejtë.

Avioni i tij u ul në aeroportin “Farnborough”, gjatë ditës së hënë, ku erërat e forta të stuhisë “Franklin” mezi e realizuan uljen e tij.

Një burim për “Daily Mail” tregoi se ekipet e zjarrëfikseve dhe policia shkuan në vednngjarje, dhe këngëtari ishte i tronditur nga gjithë kjo situatë.

Meqënëse erërat ishin të forta, avionic i John u  ul në përpjekjen e tretë pasi dy herët e tjera ishte thuajse e pamundur diçka e tillë.

Një burim tregoi:”Të shihje avionin teksa ulej ishte më të vërtetë e tmerrshme”.

Megjithatë, Elton më vonë hipi në një aeroplan për në Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar që ai ishte në kohë për performancën e tij në ‘Madison Square Garden’ si pjesë e turneut të tij global ‘Farewell Yellow’ Brick Road.

 

 

© Panoramaplus.al