4 Shkurt, 2021

Pas nisjes së procedurës së divorcit, Kanye West largohet nga rezidenca e Kim Kardashian me 500 palë atlete me vete


Kanye West ka bërë një hap të madh drejt divorcit nga Kim Kardashian.

kim kardashian kanye west, jeffree star, ava lousie (2)

Reperi 43-vjeçar mesa duket nuk është më në kontakt me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, prandaj ka nisur të mbledhë të gjitha sendet që ka në rezidencën e saj në Calabasas, shkruan “Mirror”.

kim kardashian (1)

Kanye aktualisht po qëndron në fermën e tij Ëyoming, në Cody, dhe një burim i ka thënë “People” se ai nuk flet më me Kim, pasi secili po jeton jetën e tij.

“Page Six” ka zbuluar se së fundmi reperi ka nxjerrë 500 palë atlete nga shtëpia e tyre në Los Anxhelos.

kim kardashian (2)

Një burim i tha “People”: “Kim dhe Kanye po jetojnë jetët e tyre të ndarë. Nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin”.

kim kardashian (5)

Kanye tregoi se të gjitha sendet e tjera janë larguar nga shtëpia në Calabasas, aty ku po jeton Kim bashkë me katër fëmijët e tyre: North 7 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe djemtë Saint 5 vjeç, Psalm një vjeç.

kim kardashian, kanye west, jeffree star (7)

Kim dhe Kanye  u martuan në vitin 2014 në Itali.

© Panoramaplus.al