Tri vite më parë historia e tij e dashurisë me këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger bëri bujë. Çifti u kap në disa momente intime teksa putheshin e përkëdheleshin gjatë pushimeve.

Por tashmë futbollisti Pajtim Kasami e ka harruar Nicolen, pasi është në një lidhje të re me një modele super seksi. Ajo është modelja zvicerane Carmen Brundler, shumë e njohur nga fotot me të brendshme dhe imazhet provokuese që poston në rrjete sociale.

Së fundmi Carmen dhe Pajtimi kanë postuar vazhdimisht foto me njëri-tjetrin nga pushimet në Costa Rica dhe duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
