28 Mars, 2025

Pas ndarjes së tyre të bujshme, Megan Fox sjell në jetë fëmijën e saj me Machine Gun Kelly! Reperi bën postimin emocionues: Fara jonë qiellore


Aktorja e famshme Megan Fox ka sjellë në jetë fëmijën e saj me ish-partnerin Machine Gun Kelly.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur Machine Gun Kelly me një postim në Instagram teksa shprehet se mezi e kishte pritur këtë moment.

“Më në fund është këtu!! “Fara jonë e vogël qiellore”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar tekstin me një video ku shfaqet duke mbajtur për dore fëmijën e tyre të porsalindur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by mgk (@machinegunkelly)

Fox ka tre fëmijë të tjerë me ish-burrin e saj Brian Austin Green, nga i cili u divorcua në vitin 2020, ndërsa reperi ka një tjetër fëmijë.

Ish-çifti u divorcua në nëntor 2024, vetëm dy javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Raportimet flisnin për komunikim të kufizuar mes tyre, megjithëse kishin shkëmbyer disa mesazhe, pasi Megan Fox kërkon që ish-partneri i saj të ketë një rol aktiv në jetën e fëmijës së tyre. Edhe pse njerëzit e afërt të yllit 38-vjeçar kishin pohuar se Machine Gun Kelly po e tradhtonte, ai i kishte mohuar akuzat.

Pavarësisht marrëdhënieve të tyre miqësore, aktorja duket se nuk ka ndërmend të rilidhet me muzikantin.

“Ajo i ka thënë atij se lidhja e tyre ka përfunduar përgjithmonë ”, tha një burim për Us Weekly.

 

© Panoramaplus.al