Lidhja e dashurisë mes ish-dy banorëve të “Big Brother”, Fjorentinës dhe Olsit u bë më e komentuara në media dhe u diskutua gjatë nga publiku shqiptar.

Ndarja e tyre e bujshme dhe deklaratat e dashurisë që bënte Fjori tërhoqën shumë vëmendjen e të gjithëve. Por mesa duket ajo e ka pranuar ndarjen nga Olsi, dhe tani është në krahët e një tjetër mashkulli.

Teksa një fans i saj e ka pyetur në “Instastory” nëse është xheloze që Olsi ka një femër tjetër, Fjorentina i ka habitur të gjithë me përgjigjen.

“Dhe unë kam një tjetër mashkull”, është përgjigja që i ka dhënë personit që i ka bërë pyetjen.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
