19 Korrik, 2018

Pas ndarjes së bujshme, Afrona i bën urimin e veçantë Bleros: Gëzuar ditëlindjen…


Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe e dashura e tij Afrona Dika janë një prej çifteve më të njohur të showbiz-it shqiptar. Së fundmi ata janë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të ndarjes së tyre të bujshme.

Pak para martese, Afrona vendosi që të fshinte fotot e publikuara në rrjetet sociale me Bleron, si dhe mos ta ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”.

Por pas disa ditësh nga lajmi i ndarjes, ata u pajtuan sërish duke publikuar foto të njëri-tjetrit në rrjetet sociale, e duke bërë dedikim dashurie. Ndërsa në 40-vjetorin e lindjes së Bleros, Afrona i ka bërë partnerit urimin më të bukur.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë time të vërtetë. Ti më njeh më mirë dhe di ëndrrat e mia më të mëdha. Qofshim bashkë për shumë ditëlindje të tjera që na presin”, ka shkruar ajo në postim ku ka edhe disa foto me Bleron.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al