14 Tetor, 2020

Pas ndarjes nga The Weeknd, Bella Hadid nis romancë të re, kush është aktori që i ka rrëmbyer zemrën


Bella Hadid raportohet se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga The Weeknd.

Raportohet se supermodelja është në lidhje me Duke Nicholson, nipi i ikonës së Hollywood, Jack Nicholson.

Sipas një burimi për Page Six, dyshja janë së bashku nga fundi i muajit të kaluar. Ata nisën të dilnin bashkë, që kur Nicholson pa modelen gjatë një udhëtimi në New York.

Burimi shtoi se dyshja gjithashtu festuan bashkë 24-vjetorin e lindjes së supermodeles.

Bella Hadid mbushi 24 vjeç javën e kalur dhe e festoi më një grup miqsh teksa shkuan me pushime me një avion privat.

“O zot ndihem me të vërtetë me fat. Këtë vit doja thjesht të merrja miqtë e mi në një aventurë që do jetë absolutisht e pakthyeshme,”– shkroi modelja.

Megjithatë thuhet se para udhëtimit, Bella Hadid festoi ditëlindjen me aktorin, por nuk e bëri publike në mediat sociale.

Në vitin 2019, Nicholson luajti rolin e Jordan Peele në filmin horror “Us” dhe u shfaq së bashku me Lana Del Rey në kopertinën e albumit të saj “Norman F - - king Rockwell!” të nominuar për Grammy.

Ai gjithashtu do luajë në filmin e ardhshëm të Nicholas Jarecki, “Dreamland”, së bashku me  Gary Oldman, Armie Hammer dhe Evangeline Lilly.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al