Edhe pse vetëm 22 vjeç, Sofia Richie është një ndër modelet që di të tërheqë gjithnjë vëmendje.

Së fundmi, bukuroshja seksi publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto, ku shfaqej e mrekullueshme teksa pozonte me bikini, raporton “Daily Mail”.

Ajo tregoi me krenari muskujt e barkut dhe të pasmet e tonifikuara.

Vajza e Lionel Richie mahniti 6.5 milion ndjekësit e saj, teksa krahas fotove vendosi mbishkrimin: “Disa foto”.

Modelja i dha fund lidhjes me Scott Disick vetëm disa muaj më parë, kur ai sapo kishte dalë nga rehabilitimi, për shkak të problemeve me ankthin.

Nga ana tjetër, Scott është ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian me të cilën ndan tre fëmijë.

33-vjeçari kohët e fundit ka nisur një romancë të re sipas “Daily Mail”, me një vajzë 19-vjeçare, e cila quhet Amelia Hamlin.


