Këngëtarja e njohur Ashley Roberts pas ndarjes nga Giovanni Pernice ka nisur një lidhje të re dashurie me George Rollinson, sipas mediave të huaja.

42-vjeçarja dhe shpirti i saj binjak së fundmi kanë shijuar pushimet së bashku në në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa kanë ndarë me fansat e tyre pamje nga pushimet e tyre dhe vendi i mrekullueshëm.

Ndonëse George është 17 vjet më i ri se Ashley, kjo moshë mesa duket nuk ka asnjë ndikim në dashurinë e tyre.
“Ata kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen e tyre private tani për tani, por gradualisht kanë filluar të ndajnë foto nga jeta e tyre së bashku në rrjetet sociale.”, tha një burim.
Ndërsa shtoi: “Ashley nuk shqetësohet aspak për diferencën e tyre në moshë… ata kanë interesa të ngjashme, dhe ai e ka frymëzuar atë në shumë mënyra, ajo nuk është ndjerë kështu për një kohë të gjatë”.
George është jashtëzakonisht i suksesshëm, ka krijuar vepra arti për emra të njohur të hollywood-it si një personazh që ka nisur karrierën në moshë të re.




