Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, së fundmi ka konfirmuar se është në një romancë të re dashurie me arkitektin grek Simos Liakos.

Në mesin e postimeve që këngëtarja ka publikuar, në njërën prej fotove shihet partner i saj i cili është duke tymosur një cigare në ballkonin e hotelit që çifti ka zgjedhur për të pushuar.

Në korrik të 2023 Rexha i dha fund marrëdhënies së saj të dashurisë me ish të dashurin e saj Keyan Safyari.

Lajmin për ndarjen e tyre asaj kohe e bëri të ditur vetë partnerja në Instagramin e saj ku publikoi një mesazh që ish partner i kishtë dërguar.
Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte. Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë. Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë”, i ka shkruar partneri, në mesazhin e publikuar nga vetë Bebe.
Ndër të tjera ai ka shtuar: “Nëse nuk je e lumtur me mua, me veten ose me jetën dhe nuk sheh të ardhme së bashku, atëherë jemi dakord dhe kjo është arsyeja. Mos përdor diçka të tillë si armë për pasiguritë që mund të kesh. Ta dish që më je dukur gjithmonë e bukur dhe të kam dashur”, shton ish-partneri i Bebe Rexhës.

Ndonëse në fillim fansat e tyre nuk kuptuan se si po shkonte marrëdhënia e tyre pasi Bebe publikoi mesazhin në rrjetet sociale u duk qartë që çifti u ndanë pasi ata nuk e ndoqën më njeri-tjetrin në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Bebe Rexha, në fund të muajit korrik qëndroi në Kosovë. Artistja, me origjinë nga Dibra, performoi për herë të parë në festivalin Sunny Hill.
© Panoramaplus.al
