25 Mars, 2026

Pas ndarjes nga Nicole Kidman, Keith Urban në krizë për të mbuluar shpenzimet e divorcit! Këngëtari zgjedh një mënyrë të pazakontë për të fituar para


Këngëtari i njohur i muzikës country, Keith Urban, ka tërhequr vëmendjen së fundmi pasi është ngjitur në skenë në një anije turistike, në një periudhë të vështirë, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Nicole Kidman.

Sipas raportimeve, artisti ishte pjesë e “Top Shelf Country Cruise”, një aktivitet muzikor që u zhvillua nga 27 shkurti deri më 6 mars, me itinerar nga Florida drejt Bahamas. Burime për mediat e huaja bëjnë me dije se ky angazhim lidhet edhe me nevojën për të përballuar shpenzimet ligjore të divorcit.

“Udhëtimet turistike nuk janë domosdoshmërisht hapi ideal në karrierë, por ato ndihmojnë për të mbuluar faturat dhe i japin Keith-it diçka për të bërë,” është shprehur një burim për “New Idea”.

Sipas tij, kjo është një lloj pune që artisti nuk do ta kishte marrë përsipër gjatë kohës që ishte i martuar.

Mësohet se pasuria e Keith Urban vlerësohet rreth 75 milionë dollarë, ndërsa ajo e Nicole Kidman arrin në rreth 250 milionë dollarë. Burime pranë këngëtarit sugjerojnë se kostot e larta ligjore mund të kenë ndikuar në financat e tij, duke e shtyrë të pranojë angazhime të tilla.

“Kur shpenzon shuma të mëdha për një divorc, është e pashmangshme që financat të ndikohen. Avokatët nuk janë të lirë,” ka shtuar burimi, duke theksuar se performancat në anije turistike ofrojnë të ardhura të qëndrueshme.

Keith Urban dhe Nicole Kidman i dhanë fund martesës së tyre në shtator, pas 19 vitesh së bashku, ndërsa divorci u finalizua në janar. Aktorja paraqiti kërkesën për divorc duke përmendur “dallime të papajtueshme”, ndërsa raportohet se ajo ka kujdestarinë kryesore të dy fëmijëve të çiftit.

© Panoramaplus.al