Dona dhe Musa ishin njëri prej çifteve me protagonizëm në spektaklin ‘Big Brother Albania 9’, por të cilët i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më vonë pasi dolën nga shtëpia e formatit.

Edhe pse ka shumë pak kohë që na ka bërë të ditur se është ndarë Musa, ish-banorja e BBA është parë në krahët e dikujt tjetër. Dona është parë nën shoqërinë e Elsamedit, me të cilin kujtojmë që brenda shtëpisë nuk kanë pasur marrëdhenie të mira, por konfliktuale.

Ata të dy kanë postuar në profilet e tyre personale në Instagram të njëjtën foto, ku shfaqen afër njëri-tjetrit duke qeshur. Mesa kuptohet nga kjo foto inatet mes tyre janë shuar dhe janë duke jetuar raporte të një miqësie të mirë apo edhe më shumë.
© Panoramaplus.al

