7 Gusht, 2018

Pas ndarjes nga miliarderi iranian, Morena Taraku shtatzënë? Detaji që bëri të dyshojmë


Muajt e fundit Morena Taraku është kthyer në një personazh shumë të komentuar nga fansat dhe mediat. Që pas ndarjes nga i dashur miliarder, këngëtarja e njohur është përfolur gjatë për jetën e saj private.

Ndarja e shqiptares me iranianin nuk ishte aspak paqësore, pasi Morena e akuzoi se ishte gej. Kësaj deklarate të këngëtares, Sasha iu kundërpërgjigj duke publikuar video me femra të tjera.

E teksa kanë kaluar disa javë nga ndarja që bëri shumë bujë, Morena mori sërish gjithë vëmendjen e mediave pas një fotoje që ka publikuar. Ajo ka postuar së fundmi në “Instasory” një foto ku shfaqet duke mbajtur në dorë një çuç për fëmijët dhe pranë saj ka vendosur një figurë engjëlli.

 

Kaq ka mjaftuar që të gjithë fansat e saj të aludojnë e të dyshojnë se këngëtarja është në pritje të ëmbël. Tani presim reagimin e Morenës, nëse ajo është shtatzënë apo jo.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al