Pas përfundimit të marrëdhënies së saj me Mauro Icardi dhe lidhjes së shkurtër me reperin L-Gante, duket se Wanda Nara është gati t’i japë një mundësi dashurisë së re.

Sipas raportimeve nga mediat argjentinase, ajo është në një njohje të re me futbollistin e Boca Juniors, Ayrton Costa.

Në një bisedë me gazetaren Yanina Latorre gjatë emisionit televiziv LAM, Wanda konfirmoi se kontaktet me mbrojtësin 26-vjeçar nisën në rrjetet sociale.
“Ai filloi të më shkruante në Instagram”, u shpreh ajo.

Ayrton Costa, i lindur më 12 korrik 1999, ka luajtur më herët për Independiente dhe Antwerp, përpara se të rikthehej në Argjentinë me skuadrën e Boca Juniors. Në vitin 2018, ai u përfshi në një incident të debatueshëm ligjor, pas një grabitjeje në zonën e Bernal, ku u arrestua së bashku me vëllain, por më vonë u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij në krimin e dyshuar. Në vitin 2023, ai u lirua përfundimisht nga çdo akuzë.
Ndërsa Wanda nuk ka konfirmuar ende një lidhje zyrtare me Costën, afrimiteti mes tyre ka ngjallur interes të madh në mediat latine.
© Panoramaplus.al
